F-Droid është një katalog i instalueshëm aplikacionesh software-i të lirë për Android. Aplikacioni klient për F-Droid e bën të lehtë shfletimin, instalimin dhe ndjekjen e përditësimeve në pajisjen tuaj. Lidhet me çfarëdo deposh të përputhshme me F-Droid. Depoja parazgjedhje strehohet te f-droid.org, e cila përmban vetëm software të lirë bona fide. Android-i vetë është i hapur, në kuptimin që jeni të lirë të instaloni APK-ra prej nga të doni, por ka disa arsye të mira për përdorimin e F-Droid-it si përgjegjësin tuaj të aplikacioneve software i lirë, përmes të cilit mund të: * Merrni njoftime kur ka përditësime gati * Shkarkoni dhe instaloni automatikisht përditësime, në daçi * Ndiqni versione të dikurshëm ose beta * Lini jashtë aplikacione të papërputhshëm me pajisjen * Gjeni aplikacione përmes kategorish dhe përshkrimesh të kërkueshëm * Të përdorni URL shoqëruese, për dhurime, kod burim, etj. * Të jini të parrezikuar, përmes marrjesh nënshkrimet treguesish deposh dhe hashesh APK-sh